Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Në fjalimin e tij debutues në OKB dje, Presidenti Biden bëri thirrje për "diplomaci të pandërprerë" mbi ndryshimet klimatike, pandeminë dhe përpjekjet për të zbehur ndikimin në rritje të kombeve autokratike si Kina dhe Rusia. "Siguria jonë, prosperiteti ynë dhe liritë tona janë të ndërlidhura, sipas mendimit tim, si kurrë më parë," tha ai.

■ O.E.C.D. tha se një rimëkëmbje globale ekonomike nga pandemia më në fund po dukej, por se nga kjo po përfitonin vendet më të pasura më shumë sesa bota në zhvillim.

■ Greqia, e cila ishte ndër vendet e para që lehtësoi kufizimet e koronavirusit për udhëtarët, pati një rritje të vizitorëve të huaj këtë verë, sipas bankës qendrore të vendit.

■ Studiuesit kanë gjetur se një dozë e dytë e vaksinës së Johnson & Johnson rriti ndjeshëm mbrojtjen e saj kundër Covid-19.

■ Një punonjës i një karburanti në Gjermani u qëllua për vdekje pasi refuzoi t’i shiste birrë një klienti të maskuar, tha një prokuror.

■ Justin Trudeau do të qëndrojë si kryeministër i Kanadasë, por partia e tij nuk arriti të sigurojë shumicën në zgjedhjet e kësaj jave.

■ Administrata e Biden do të rrisë kufirin e pranimeve të refugjatëve në 125,000 për 12 muajt e ardhshëm.

■ Ditë para se avokatët pranë Donald Trump të jepnin një konferencë shtypi që promovonte teoritë e komplotit zgjedhor, zyrtarët e fushatës së tij kishin përcaktuar se shumë prej këtyre pretendimeve ishin të rreme, tregojnë dokumentet e gjykatës.

■ Një sulm me dron që vrau 10 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, në Kabul, Afganistan, muajin e kaluar ka vënë në pikëpyetje nëse ushtria amerikane do të jetë në gjendje t'u përgjigjet me saktësi nga distance kërcënimeve terroriste në vend.

■ Policia britanike kundër terrorizmit akuzoi një oficer të lartë të inteligjencës ushtarake ruse në përpjekjen për vrasjen e Sergei Skripal, një ish spiun rus i cili u helmua në Angli në 2018.

■ Autoritetet në Sudan thanë se kishin penguar një përpjekje për grusht shteti nga besnikët e diktatorit të rrëzuar Omar Hassan al-Bashir, shenja e fundit e paqëndrueshmërisë në vend.

■ Talibanët kanë njoftuar përfundimin e qeverisë së tyre të përkohshme. Formacioni është tërësisht mashkullor dhe përfshin anëtarë të talibanëve.

■ Një program sekret në Facebook u krijua për të pomovuar imazhin e kompanisë mbushur me histori pro-Facebook në platformë. Facebook nuk e kishte pozicionuar më parë Neës Feed si një vend për të përmirësuar reputacionin e e vet.

■ Google do të shpenzojë 2.1 miliardë dollarë për të blerë një ndërtesë zyrash në Manhattan, një nga transaksionet më të mëdha për një ndërtesë në SHBA vitet e fundit.

■ Një studim i ri sugjeron se një mutacion i vetëm gjenetik ndihmon në shpjegimin pse majmunët kanë bisht ndërsa shimpanzetë dhe njerëzit jo.

Të fundit