Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Italia do të heqë një nga kufizimet e fundit për koronavirusin duke lejuar vallëzimin në klube nate.

■ Pfizer dhe BioNTech kërkuan nga rregullatorët federalë në SHBA që të autorizojnë përdorimin urgjent të vaksinës së tyre kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

■ Gati 140 vende, përfshirë Irlandën dhe Estoninë, pritet të vendosin një normë minimale globale të taksave prej 15 përqind, në rregullimin më të madh të sistemit tatimor ndërkombëtar në një shekull.

■ Senati amerikan miratoi legjislacionin për të rritur përkohësisht tavanin e borxhit deri në fillim të dhjetorit, pasi 11 republikanë iu bashkuan çdo demokrati në votimin për të kaluar projektligjin, duke pastruar pragun prej 60 votash të nevojshme për të thyer bllokimin Republikan dhe duke shmangur kërcënimin e një stanjacioni federal të herës së parë.  

■ Moderna planifikon të ndërtojë një strukturë prodhimi të vaksinave në Afrikë. Lajmet, megjithëse një zhvillim pozitiv afatgjatë, nuk adresojnë nevojën e menjëhershme të kontinentit për vaksina Covid-19.

■ Testet e shqyrtimit të Covid në Francë nuk do të jenë më falas për njerëzit e pavaksinuar duke filluar nga 15 tetori.

■ Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe lideri i Social Demokratëve, po i afrohet formimit të koalicionit të parë tri-partiak që nga vitet 1950.

■ Gjykata më e lartë e Polonisë vendosi që Kushtetuta e vendit mund t’u mbivendoset disa ligjeve të vendosura nga BE, një vendim që kërcënon të shpërbëjë ngjitësin që mban së bashku 27 anëtarët e bllokut.

■ Irakianët do të shkojnë në votime këtë të dielë për zgjedhjet parlamentare të shpallura një vit më parë, pas protestave të mëdha antiqeveritare.

■ Një grup i udhëhequr nga fondi sovran i investimeve të Arabisë Saudite përfundoi blerjen e ekipit të futbollit të Premier League Neëcastle United.

■ Tetëmbëdhjetë ish lojtarë të NBA u akuzuan për komplot për të mashtruar me një plan shëndetësor të ligës prej gati 4 milion dollarësh, në një skemë që zgjati nga të paktën 2017 deri në vitin e kaluar, thanë autoritetet.

Të fundit