Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Donald Trump njoftoi dje se ai kishte grumbulluar investimet për të krijuar kompaninë e tij të mediave, një përpjekje për të rifutur veten në komunikimet publike në internet nga e cila ai ka munguar kryesisht që kur Tëitter dhe Facebook e ndaluan atë pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.

■ Fushata e vaksinave të Indisë arriti në një miliard doza të administruara, një kthesë pas pengesave të hershme.

■ Qeveria izraelite njoftoi një plan për të lejuar turistët e vaksinuar të hyjnë në vend duke filluar nga 1 nëntori.

■ Autoritetet shëndetësore në SHBA miratoi vaksinat përforcuese të Moderna dhe Johnson & Johnson Covid-19 për dhjetëra miliona njerëz.

■ Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 229 pro dhe 202 kudër për të shpallur Steve Bannon në ‘përbuzje kriminale’ për pengimin e hetimit mbi trazirat e Kapitolit. Departamenti i Drejtësisë do të vendosë nëse do të ndiqet penalisht.

■ Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit i kërkoi Gjykatës së Lartë të linte në fuqi ligjin kufizues të shtetit për abortin, duke thënë se qeveria federale nuk kishte të drejtë ta kundërshtonte atë.

■ Ndërsa negociatorët punonin për të siguruar lirimin e 17 personave që ishin rrëmbyer në Haiti, rrëmbyesit publikuan një video që kërcënonte jetën e pengjeve. Ndonëse bandat kanë kontrolluar prej kohësh në Haiti, dominimi i tyre është zgjeruar vitet e fundit.  

■ Mbretëresha Elizabeth II doli nga spitali dje pasi iu nënshtrua analizave një ditë më parë.

■ Hulumtimi i ri mbi një grup gjurmësh gjigante të fosilizuara, 200 deri në 250 milionë vjet të vjetra, ka zbuluar se pronari i tyre i mundshëm ishte një barngrënës i vogël, i butë, jo më i gjatë se një person.

■ Kuajt modernë u zbutën rreth 4200 vjet më parë në stepat e Rusisë jugore, sipas një analize të 273 gjenomave të lashta të kuajve.

■ Një veshkë e rritur në një derr të ndryshuar gjenetikisht u zbulua se funksiononte normalisht pasi kirurgët në Nju Jork ia lidhën atë një pacienti njerëzor.

Të fundit