Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Pesëmbëdhjetë grupe të të drejtave të njeriut i shkruan një letër prej dy faqesh Presidentit Biden duke i kërkuar që të bënte presion ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë për një përjashtim të pronësisë intelektuale për vaksinat e koronavirusit.

■ Izraeli filloi të vaksinojë fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

■ Administrata e Biden i kërkoi një gjykate federale të apelit që ta lejonte të vazhdonte me një mandat vaksinimi për punëdhënësit e mëdhenj.

■ Juria i shpalli organizatorët e mitingut vdekjeprurës të së djathtës ekstreme në Charlottesville, Va., në vitin 2017, përgjegjës për më shumë se 25 milionë dollarë në dëmshpërblim ndaj kundërprotestuesve, por ngeci me akuzat federale të konspiracionit.

■ Apple paditi kompaninë izraelite të spiunazheve NSO Group në gjykatën federale të SHBA-së, duke e akuzuar atë për shkelje “flagrante” të softuerit të saj, si dhe ligjeve federale dhe shtetërore.

■ Një gjykatë në Hong Kong dënoi të martën një student aktivist me tre vjet e shtatë muaj burg, sipas ligjit gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare.

■ Rritja e çmimeve dhe dobësimi i monedhës po i tensionojnë familjet në Pakistan. Inflacioni u rrit me 9.2 për qind në tetor nga një vit më parë.

■ Teleskopi Hapësinor Hubble përfundoi turneun e tij vjetor vizual të Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit.

Të fundit