Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Policia ushtarake holandeze arrestoi një çift të dielën, të cilët kishin ikur nga karantina dhe kishin hipur në një avion.

■ Milos Zeman, presidenti i Republikës Çeke, rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar dhe emëroi një kryeministër të ri ndërsa ishte ulur në një kub transparent.

■ Pilulat antivirale Covid-19 po mbrrijnë, por ato kërkojnë testim në kohë për të qenë efektive.

■ Jack Dorsey dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i Twitter.

■ Gjyqi për trafikim seksual të Ghislaine Maxëell, partneres prej shumë vitesh të Jeffrey Epstein, filloi dje.

■ Talibanët dhe familjet e viktimave të 11 shtatorit po luftojnë për miliarda dollarët në llogarinë e bankës qendrore të Afganistanit që janë ngrirë në Rezervën Federale në Nju Jork.

■ Xiomara Castro, kandidatja kryesore në zgjedhjet presidenciale të Hondurasit, iu afrua fitores. Ajo do të ishte gruaja e parë që do të drejtonte vendin.

■ Një episod i "The Simpsons" që shpërfilli censurën kineze është zhdukur nga Disney+ në Hong Kong.

■ Suedia ka zgjedhur kryeministren e saj të parë femër – për herë të dytë.

■ Një stuhi dëbore në Yorkshire, Angli, la dhjetëra njerëz, duke përfshirë anëtarët e një cover-grupi Oasis, të bllokuar në një pijetore të largët për tre net.

■ Lionel Messi nga Argjentina dhe Alexia Putellas nga Spanja fituan Topin e Artë, çmimin më të lartë të futbollit.

Të fundit