Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Presidenti Biden ka miratuar vendosjen e rreth 3,000 trupave shtesë në Europën Lindore për të siguruar aleatët e NATO-s të shqetësuar për tensionet që rrethojnë Ukrainën. Trupat, të cilat përfshijnë 1,000 tashmë në Gjermani, do të shkojnë në Poloni dhe Rumani, sipas Pentagonit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë në rast të një konflikti atje.

■ Tre ligjvënës të tjerë të Partisë Konservatore kërkuan një votë mosbesimi ndaj Boris Johnson, kryeministrit britanik, mbi një skandal rreth festave gjatë bllokimit.

■ Një vaksinë eksperimentale nazale (hundore) që do të mbulonte sipërfaqet e hundës, gojës dhe fytit me antitrupa afatgjatë mund të provojë të jetë një ndryshim në luftën anti-pandemike.

■ Një stuhi e madhe dimri po përfshin SHBA-të, gati 30 cm borë është grumbulluar në pjesë të Midëest-it.

■ Inflacioni në eurozonë theu një rekord, duke u ngjitur në 5.1 për qind në janar, mes kostove të larta të energjisë dhe pasigurisë që rrethon tensionet mbi Ukrainën.

■ Meta, dikur Facebook, raportoi një rënie tremujore të fitimeve prej më shumë se 10 miliardë dollarësh ndërsa ndërton biznesin e saj të realitetit virtual.

■ Një burrë u akuzua për shitjen e heroinës me fentanil që vrau aktorin Michael K. Williams vitin e kaluar.

■ Jeff Zucker, presidenti i CNN, po jep dorëheqjen mes zbulimeve për një marrëdhënie me një tjetër ekzekutiv të lartë.

■ Dolly Parton, Eminem, A Tribe Called Quest, Beck dhe Carly Simon janë ndër të nominuarit për herë të parë për Rock & Roll Hall of Fame.

Të fundit