Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Presidenti Biden tha se Gjermania dhe SHBA do të kenë një qasje "të bashkuar" ndaj rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Pavarësisht shqetësimeve të mëparshme se Gjermania nuk ka qenë një partner mjaft i fuqishëm në përballjen me Rusinë, Biden tha se gjermanët mbështesin një "paketë të fortë" sanksionesh të mundshme. Ai nuk dha detaje se cilat do të ishin ato.

■ Pas 11 ditësh protesta të kamionistëve në kryeqytetin kanadez kundër vaksinimit me kusht dhe kufizimeve të tjera, Otava ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Disa protestues kanë përdhosur monumentet kombëtare dhe kanë kërcënuar banorët, dhe protestat kanë tronditur një vend të njohur globalisht si një model paqeje.  

■ Australia do të rihapet më 21 shkurt për turistët ndërkombëtarë që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

■ Virusi është përhapur me shpejtësi përmes popullatës së drerëve të Amerikës. Shkencëtarët shqetësohen se mund të bëhen një enë për mutacione.

■ Një nënvariant i Omicron po përhapet me shpejtësi në pjesë të Azisë dhe Evropës, por ekspertët thanë se nuk pritej të shkaktonte më shumë dëme.

■ Kërcënimet klimatike dhe demografike po shkatërrojnë kulturën shekullore që rrethon kultivimin e ëasabi në Japoni.

■ Qytetet amerikane në veriperëndim të Paqësorit po planifikojnë kulla evakuimi nga cunami në rast të një tërmeti në det të hapur, i cili pritet herët a vonë dhe që mund të vrasë mijëra njerëz.

■ Një studim i ri zbuloi se akullnajat e botës mund të përmbajnë më pak ujë sesa besohej më parë.

■ Patinatorja holandeze Ireen Wüst u bë personi i parë që fitoi medalje të arta individuale në pesë Olimpiada.

Të fundit