Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë, duke përfshirë 11 fusha ajrore, një helikopter dhe katër drone. Forcat ruse pushtuan gjithashtu ish-centralin bërthamor në Çernobil, në veri të Kievit, vendi i fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986. Shpërthime u raportuan në Kiev, Kharkiv dhe gjetkë.

■ Lituania, vendi i parë anëtar i NATO-s që shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Kina  kundërshton termin 'pushtim' dhe Turqia i bën thirrje Rusisë të ndalojë "operacionin e paligjshëm".

■ Kryekomisionerja Von der Leyen: Sanksionet që ne po përgatisim do të kenë një ndikim të rëndë për Rusinë

BE i kërkon Bjellorusisë të mos marrë pjesë në sulmin rus ndaj Ukrainës

Pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë

■ Video/ Rusia merr kontrollin e Çernobilit, tanke dhe ushtarë në hyrje të centralit

SHBA shpall sanksione të reja për Rusinë, Biden: Putin zgjodhi luftën, tani të përballet me pasoja

■ Nga ngrirja e linjave ajrore te bankat, Britania e Madhe vendos 10 sanksione të reja për Rusinë

■ Shtetet e Bashkuara kryen sulmin e parë ajror kundër militantëve të Al Shabab në Somali që nga gushti, duke synuar ata që kishin sulmuar forcat aleate të sigurisë somaleze.

■ Një formë shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse e gripit të shpendëve është përhapur në të gjithë SHBA javët e fundit, duke vrarë si zogjtë e egër ashtu edhe shpendët e kultivuar.

■ Antikitetet me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë janë kthyer në Greqi nga SHBA. 55 sendet e sekuestruara nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit mendohet se janë vjedhur nga zona arkeologjike.

■ Disa vende afrikane po rrisin gjerësisht normat e vaksinimit sipas një sistemi të ri shpërndarjeje.

Të fundit