Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Putin urdhëroi forcat bërthamore të jenë në gatishmëri, Shtëpia e Bardhë i përgjigjet vendimit. Presidenti Biden zgjodhi të de-përshkallëzojë duke refuzuar të ndryshojë statusin e alarmit të Amerikës, duke e portretizuar Putinin si fabrikues kërcënimesh.

■ Sipas një zyrtari ushtarak ukrainas, dhuna vazhdoi dje, me rusët që "bombarduan thuajse në të gjitha drejtimet". Banorët e qyteteve të Ukrainës i janë bashkuar luftës. Më shumë se 350 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, sipas zyrtarëve ukrainas. Imazhet satelitore treguan një kolonë kilometrike me qindra automjete ushtarake ruse që po I afroheshin Kievit.

■ Ndërsa kriza thellohet, çmimet e naftës po rriten. Lufta në Ukrainë: Lëvizja befasuese e BP, largohet nga 20% e aksioneve nga gjiganti rus i naftës.

BE-ja për herë të parë në histori dërgon armë në Ukrainë, mbyll hapësirën ajrore për të gjithë avionët rusë

■ "Russia Today dhe Sputnik po dezinformojnë", BE ndalon transmetimin 'e makinerive mediatike të Kremlinit'

Japonia i bashkohet SHBA-së dhe Evropës në sanksionet financiare ndaj Rusisë dhe Putinit

Zyrtari rus kërkon falje për luftën në Ukrainë në takimin e OKB-së

■ Mes presionit nga aleatët dhe tmerrit mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, Gjermania po forcon ushtrinë e saj.

■ Lufta në Ukrainë po tensionon ekonomitë e Afrikës së Veriut tashmë të dobësuara nga pandemia.

■ Pas një proteste, Hong Kongu tha se do të lejonte fëmijët e infektuar të qëndrojnë me familjet e tyre në vend që të ndahen prej tyre.

■ Më shumë se pesë milionë fëmijë në mbarë botën humbën një kujdestar nga Covid-19 në 19 muajt e parë të pandemisë, vlerëson një studim.

■ Presidenti Biden zgjodhi gjyqtarin Ketanji Broën Jackson si kandidaten e tij për Gjykatën e Lartë. Si një mbrojtëse publike federal, Jackson, e cila do të ishte gruaja e parë me ngjyrë që do të shërbente si gjykatëse supreme, pati marrë përsipër rastet e të pandehurve kriminalë dhe të burgosurve të Guantanamos.

■ Amazon po përpiqet të ngrejë seli të reja në ‘tokë të shenjtë’ në Afrikën e Jugut, duke shkaktuar debate të ashpra mes liderëve indigjenë.

■ Mjekët i thanë Papa Françeskut, 85 vjeç, të pushonte për shkak të dhimbjes akute të gjurit. Ai nuk do të kryesojë shërbimet e të mërkurës së Përhime këtë javë.

■ Autoritetet greke kanë nxjerrë tetë trupa nga një traget që mori flakë këtë muaj gjatë rrugës për në Itali. Të paktën tre persona mbeten të zhdukur.

Të fundit