Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Lufta në Ukainë

■ Forcat ruse shkatërruan një teatër në qytetin, Mariupol, ku rreth 1000 njerëz ishin strehuar dje. Të paktën 10 persona u vranë nga bombardimet në Chernihiv, në veri të Kievit, teksa prisnin në radhë për bukë. Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi kryerjen e sulmit në Mariupol.

■ Tri javë pas luftës në Ukrainë, Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, i bëri një thirrje të pasionuar Kongresit amerikan duke e cilësuar mbrojtjen e kombit të tij si një betejë për demokracinë. Ndërsa ai foli, forcat e vendit të tij organizuan kundërsulme pranë Kievit dhe qytetit të pushtuar të Khersonit.

■ Presidenti Biden tha se SHBA do t'i dërgonte Ukrainës një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë, duke përfshirë raketa kundërajrore dhe antitank. Biden e ka përshkruar Putinin si "kriminel lufte". Por ai nuk ra dakord për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake, përfshirë zbatimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

■ Putin iu referua rusëve që mbështesin Perëndimin si "llum dhe tradhtarë" që duhej të hiqeshin nga shoqëria.

■ Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për rritjen e mbrojtjes përgjatë frontit lindor ndërsa Rusia po afrohet.

■ Olga Smirnova, një balerinë-yll e Bolshoi, u largua nga Rusia në shenjë proteste dhe iu bashkua Baletit Kombëtar Holandez.

■ Më shumë se 7,000 trupa ruse janë vrarë në më pak se tri javë luftime, sipas vlerësimeve konservatore në SHBA.

■OBSH-ja ka shtyrë vlerësimin e vaksinës ruse Sputnik për shkak të luftës në Ukrainë.

Të tjera

■ Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një punonjëse bamirësie britaniko-iraniane, e cila u arrestua në aeroportin e Teheranit në vitin 2016 ndërsa po kthehej në shtëpi për në Londër, më në fund do të ribashkohet me burrin dhe vajzën e saj pas gjashtë vitesh ndarje, fillimisht në burg dhe më pas në arrest shtëpiak.

■ Dy varre masive janë gjetur pranë Damaskut, Siri. Besohet se mbajnë mijëra trupa sirianësh të vrarë në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria e Bashar al-Assad gjatë luftës civile.

■ Evropa mund të jetë duke shkuar drejt një rritjeje tjetër të variantit të Omicron, por kufizimet vazhdojnë të hiqen.

■ Pavarësisht rritjes së rasteve në nivele rekord, Gjermania po mendon të braktisë kufizimet pandemike.

■ Zelanda e Re planifikon të mirëpresë turistët e huaj muaj përpara afatit.

■ Dy valë të vogla cunami goditën bregdetin japonez pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në det të hapur. Pavarësisht një alarmi për cunami në rajonin e Fukushimës, nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima.  

■ Një shërbim monitorues evropian parashikoi se pluhuri nga Saharaja, i cili ka hedhur një ngjyrë portokalli të frikshme mbi pjesën më të madhe të kontinentit, mund të arrijë deri në Danimarkë.

■ Koreja e Veriut lëshoi ​​një predhë të paidentifikuar të mërkurën, por ushtria e Koresë së Jugut tha se ajo dështoi "menjëherë pas ngritjes".

Të fundit