Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhanë disa shenja përparimi dje, edhe pse një fund i afërt i vuajtjeve mbeti i padukshëm. Zyrtarët ukrainas thanë se vendi ishte gati të deklarohej përgjithmonë neutral dhe të braktiste perspektivën e anëtarësimit në NATO.

■ Lufta i ka kushtuar Ukrainës 564.9 miliardë dollarë dëme dhe ka humbur aktivitetin ekonomik - afërsisht trefishin e produktit të brendshëm bruto të paraluftës. Ende nuk ka vlerësime të besueshme të viktimave civile në Ukrainë, dhe rreth katër milionë njerëz janë larguar nga vendi, së bashku me rreth gjashtë milionë të cilët janë zhvendosur brenda vendit.

■ Roman Abramovich, pronari rus i Klubit të Futbollit Chelsea, u shfaq në mënyrë misterioze në bisedimet e paqes dhe thuhet se po luan një rol jozyrtar.

■ Autoritetet në Britani kanë ndaluar Phi, një superjaht elegant 192 këmbë i gjatë në pronësi të një biznesmeni të paidentifikuar rus.

■ Raportimet për dhunë seksuale ku përfshihen ushtarë rusë janë duke u shumuar, thonë zyrtarët ukrainas.

■ Një person i armatosur palestinez vrau pesë persona në periferinë ultra-ortodokse izraelite të Bnei Brak mbrëmë, i fundit në një seri sulmesh këtë muaj. Sulmi, jashtë Tel Avivit, ishte i pesti në më pak se dy javë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në ditët e fundit në 11 - më së shumti njerëz të vrarë nga militantët në një periudhë kaq të shkurtër në Izrael në disa vite.

■ Duke ringjallur një skandal politikisht të rrezikshëm për Boris Johnson, kryeministrin britanik, policia në Londër vendosi gjoba për 20 persona të akuzuar për shkelje të kufizimeve të rregullava anit-Covid në 10 Doëning Street.

■ Zyrtarët shëndetësorë amerikanë autorizuan një injeksion të dytë përforcues kundër Covid-19 për njerëzit mbi 50 vjeç, si dhe për ata 12 vjeç e lart me mangësi të caktuara imune.

■ Nënvarianti BA.2 i Omicron është tani versioni dominues i virusit në SHBA.

■ Shanghai, kryeqyteti tregtar i Kinës, ka vendosur një bllokim të shkallëzuar për të frenuar një rritje të Omicron.

■ Persona të armatosur sulmuan një tren pranë kryeqytetit të Nigerisë të hënën, duke vrarë një numër të paspecifikuar prej afro 1000 pasagjerësh në bord.

■ Princi Andrew, të cilit iu hoqën titujt ushtarak pasi u përfshi në një padi për abuzim seksual, shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II në një shërbim përkujtimor për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip.

■ Shkencëtarët kanë gjetur prova të kriovolkaneve - maleve të ftohta që nxjerrin llavë akulli në vend të shkëmbit të shkrirë - në Pluton.

■ Një studim ka zbuluar se nuk ka nivel të pijes që nuk sjell rrezik për sëmundjet e zemrës, megjithëse ky rrezik është i vogël nëse njerëzit pinë në mënyrë modeste.

Të fundit