Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një ditë pasi Rusia pretendoi për de-përshkallëzim, rriti sulmet me bomba dhe artileri në Ukrainë dhe dërgoi sinjale kontradiktore në lidhje me perspektivat e paqes, duke sugjeruar tensione të reja në hierarkinë e Kremlinit për rrjedhën e luftës.  

■ Presidenti Biden po shqyrton një plan për të disbursuar një milion fuçi naftë në ditë nga rezervat e SHBA për një afat 180 ditor

■ Duke iu përgjigjur një kërkese që Moska të paguhet në rubla, Gjermania tha se ishte e gatshme të raciononte gazin natyror nëse Rusia shkurtonte furnizimet e saj.

■ Në Jemen, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelët Houthi njoftuan dje armëpushime, përparim të mundshëm drejt përfundimit të luftës shtatëvjeçare të vendit.

■ Dy gjyqtarë britanikë dhanë dorëheqjen nga gjykata më e lartë e Hong Kongut, duke përmendur largimin e territorit "nga vlerat e lirisë politike dhe lirisë së shprehjes".

■ Senatorja Susan Collins planifikon të mbështesë nominimin e gjyqtarit Ketanji Broën Jackson në Gjykatën e Lartë, duke u bërë republikanja e parë që e bën këtë.

■ Will Smith refuzoi të largohej nga Academy Aëards kur iu kërkua pasi goditi Chris Rock gjatë ceremonisë, thanë organizatorët. Procedimi disiplinor është duke u zhvilluar.

■ Bruce Willis do të largohet nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, e cila pengon aftësinë e njerëzve për të folur, lexuar dhe shkruar.

■ Ekspertët e shëndetësisë në SHBA tha se nuk kishte prova të mjaftueshme që një terapi eksperimentale për A.L.S. është efektive në trajtimin e çrregullimeve shkatërruese neurologjike.

Të fundit