Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Në fjalimin e parë të zgjeruar rreth luftës në pothuajse një muaj, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, tha se vendi i tij do të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës "deri në përfundimin e plotë". Bisedimet e paqes me Ukrainën kishin arritur në një "rrugë qorre", tha ai, pasi i përshkroi si "të rreme" mizoritë ruse në Bucha.

■ Zyrtarët ukrainas thanë se kishin penguar një sulm kibernetik rus në rrjetin elektrik të Ukrainës, duke ngritur frikën se Moska do të rriste përdorimin e armëve dixhitale në luftë.

■ Një nënë shkroi detajet e kontaktit në rast urgjence në shpinën e vajzës së saj, nëse fëmija mbetej jetim. Një foto e vogëlushes është bërë simbol i ankthit të Ukrainës.

■ Banka Botërore po përgatitet të japë 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

■ Të paktën 23 persona u plagosën, 10 prej tyre me armë zjarri, pasi një burrë me një jelek portokalli ndërtimi lëshoi dy granata tymi dhe qëlloi të paktën 33 herë në një vagon metroje në Brooklyn dje në mëngjes. Pesë nga viktimat u plagosën rëndë, por zyrtarët thanë se të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme dhe pritej të mbijetonin.  

■ Udhëheqësi i Britanisë, Boris Johnson, është gjobitur për thyerjen e rregullave anti-Covid. Ai është kryeministri i parë britanik në kujtesën e gjallë që gjendet në shkelje të ligjit.

■ Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në Durban të Afrikës së Jugut, pasi shiu i rrëmbyeshëm çoi në përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

■ Sri Lanka pezulloi pagesat për borxhin ndërkombëtar, pasi u zhyt më thellë në një krizë ekonomike.

■ Emmanuel Macron, presidenti francez dhe Marine Le Pen, rivalja e ekstremit të djathtë, janë shumë afërr në sondazhe teksa po afrohet balotazhi presidencial i 24 prillit.

■ Partia Komuniste në Kinë po tërhiqet nga fushata e ashpër për të frenuar kompanitë e mëdha dhe për të rishpërndarë pasurinë e vendit.

■ Në SHBA, çmimet e konsumit u rritën 8.5 për qind në mars krahasuar me vitin e kaluar – norma më e shpejtë e inflacionit që nga viti 1981.

Të fundit