Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Finlanda deklaroi dje synimin e saj të qartë për t'u bashkuar me NATO-n, duke e vendosur anëtarin më të ri të mundshëm të aleancës në pragun verior të Rusisë. Deklarata mund të riformësojë një ekuilibër strategjik në Evropë që ka mbizotëruar për dekada, veçanërisht nëse Suedia ndjek shembullin, siç pritet të bëjë.

■ Një donator i madh i Partisë Konservatore të Britanisë dyshohet se ka dërguar fshehurazi qindra mijëra dollarë për partinë nga një llogari ruse.

■ BE njoftoi masa për të lehtësuar eksportet e produkteve ushqimore të bllokuara të Ukrainës, kryesisht drithëra dhe farëra vajore, në një përpjekje për të shmangur një mungesë të afërt globale të ushqimit.

■ Ndërsa Evropa përgatitet për raundin e fundit të Eurovision Song Contest, prezantuesja e Ukrainës ka transmetuar nga një strehë anti-bombw.

■ Në Korenë e Veriut, e cila raportoi shpërthimin e parë të virusit këtë javë, Covid-19 ka vrarë gjashtë persona dhe ka lënë 187,800 njerëz në karantinë.

■ Policia në Londër ka lëshuar 50 gjoba të tjera për festat që shkelin rregullat anti-Covid në Downing Street, duke rritur presionin ndaj kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

■ Ndërsa SHBA iu afruan një milion vdekjeve nga Covid, Presidenti Biden tha se amerikanët "nuk duhet të mpihen".

■ Plumbi që vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor është bërë një pikë grindjeje në përpjekjet konkurruese të izraelitëve dhe palestinezëve për të hetuar se kush e qëlloi atë.

■ Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe 31 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë me emigrantë u përmbys pranë Porto Rikos.

■ El Salvadori ka burgosur më shumë se 25,000 njerëz në rreth një muaj e gjysmë pasi pezulloi liritë civile në mes të një goditjeje ndaj dhunës së bandave.

■ Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol u lëshoi fletëthirrje pesë anëtarëve republikanë të Kongresit.

■ Në shenjë t telasheve në Twitter, kompania shkarkoi dy drejtues të lartë, planifikoi shkurtime të shpenzimeve dhe ngriu shumicën e punësimeve.

■ Skeleti i një antirrhopus Deinonychus, bisha që frymëzoi velociraptorin në "Jurassic Park", u shit për 12.4 milionë dollarë në Christie's.

Të fundit