Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Rusia shkeli afatin e bërjes së pagesës së obligacioneve të dielën, mospagimi i saj i parë i borxhit ndërkombëtar në më shumë se një shekull, pasi sanksionet perëndimore penguan përpjekjet e qeverisë për të paguar investitorët e huaj. Rreth 100 milionë dollarë në pagesat e interesit në dollarë dhe euro nuk arritën tek investitorët.

■ Gjyqi për Brittney Griner, yllin e basketbollit, arrestuar në Rusi e akuzar për drogë, do të fillojë të premten.

■ Një raketë ruse goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në Ukrainën qendrore, duke vrarë të paktën 16 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

■ Të paktën gjashtë persona u vranë dhe më shumë se njëqind u plagosën në një festival të ndeshjes me dema në El Espinal, Kolumbi, kur u shemb tribuna prej druri.

■ Një rrjedhje gazi helmues në Aqaba, Jordani, vrau të paktën 10 persona dhe plagosi rreth 250.

■ Të paktën 40 persona që besohet se ishin emigrantë u gjetën të vdekur në dhe rreth një traktori-rimorkio të braktisur në periferi të San Antonio në Texas.
■ Disa gra në SHBA kanë filluar të grumbullojnë pilula kontracepsioni në përgjigje të vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar të drejtat kushtetuese të abortit.
■ Të paktën tre persona humbën jetën pasi një tren me më shumë se 200 persona u përplas me një kamion mbeturinash në Misuri.

Të fundit