Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Pas Biden, Merkel dhe Macron kërkojnë takim me Putin

■ Shembja e papritur e një kompleksi godinash në veri të Miami Beach ka lënë të paktën një person të vdekur dhe 99 ende të pagjetur. Ekipet e kërkim-shpëtimit që përdorin qen të stërvitur dhe hidrolokator shikuan mbi dhe nën tokë për shenja jete mes grumbujve të rrënojave.

■ Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke punuar në një plan për të emetuar 650 miliardë dollarë fonde rezervë që vendet mund të përdorin për të blerë vaksina, financuar kujdesin shëndetësor dhe paguar borxhin.

■ Pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, Izraeli po përballet me më shumë se 700 raste të reja pas një shpërthimi në shkolla në qytetet e Modiin dhe Binyamina. Edhe pse 12 deri në 15 vjeçarët kanë të drejtë për vaksinim, shumë prej tyre ende nuk kanë marrë vaksina.

■ Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë ka bërë thirrje për shtetet anëtare të BE të dalin me një pozicion për hyrje-daljet nga vendet ku varianti Delta është dominues, përfshirë Britaninë.

■ Administrata e Biden po përgatitet të zhvendosë mijëra përkthyes, shoferë dhe të tjerë afganë që kanë punuar me forcat amerikane në vendet e tjera në një përpjekje për t'i mbajtur ata të sigurt ndërsa ata aplikojnë për hyrje në ShBA.

■ Një anije luftarake britanike që lundroi qëllimisht afër Krimesë, në një shfaqje të mbështetjes për Ukrainën, nxiti një incident ndërkombëtar ndërsa Rusia ekspozoi aeroplanët e luftës dhe anijet e Rojës Bregdetare.

■ Presidenti Biden dhe një grup dypartiak i senatorëve centristë arritën dje një marrëveshje për 1.2 trilionë dollarë në investime për të rindërtuar infrastrukturën e vendit.

■ Zbulimi i fosileve të fosileve të dinosaurëve në Alaskën veriore sugjeron që një numër speciesh mbijetuan gjatë gjithë vitit mbi Rrethin Arktik, duke duruar temperaturat e ngrirjes. Ka të ngjarë që disa kishin pendë me push për ta mbajtur veten të ngrohtë.

■ Eshtrat e rreth 751 njerëzve, kryesisht fëmijë indigjenë, u zbuluan në vendin e një ish-shkolle për të rinjtë autoktonë në provincën e Saskatchewan, tha një grup indigjen kanadez. Ishte zbulimi më i madh i tillë deri më tani.

Të fundit