Flash News

Bota

Prag dimri, afganët pritet të përballen me 'ferrin në tokë'

Prag dimri, afganët pritet të përballen me 'ferrin në

Afganistani është një vend që ka filluar të ndjejë frikën e vërtetë të urisë. Moti po ftohet, ndërsa disa zona raportojnë thatësirë, e cila shton ndjenjën e katastrofës në rritje.

Nëse moti është aq i keq sa ekspertët parashikojnë këtë dimër, pritshmëria është që një numër i madh do të kërcënohet nga uria akute dhe uria e përhapur.

BBC raporton se drejtori i ekzekutiv i Programit Botëror i Ushqimit, David Beasley bëri një analizë alarmante të situatës.

"Është aq keq sa mund ta imagjinoni. Në fakt, ne tani po shikojmë krizën më të keqe humanitare në Tokë. 95% e njerëzve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe tani po shohim 23 milionë njerëz që marshojnë drejt urisë.Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë katastrofikë. Do të jetë ferr në Tokë", u shpreh ai

Para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në gusht, kishte besim se qeveria e Presidentit Ashraf Ghani do të ishte në gjendje të përballonte kërcënimin e një dimri të keq, duke pasur parasysh ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ndihmë u zhduk kur qeveria e Ghani u rrëzua.

Të fundit