Flash News

Bota

Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga nisja e luftës

Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shkoi sot në Ukrainë në një vizitë të papritur. Kjo është hera e parë që ai shkon në Ukrainë pas nisjes së luftës.

Zëdhënësi i Steinmeier, Cerstin Gammelin, shkroi në rrjetet sociale se presidenti kishte shkuar në Ukrainë për një mesazh.

“Mesazhi im për popullin e Ukrainës është: Ju mund të mbështeteni te Gjermania! Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën: ushtarakisht, politikisht, financiarisht dhe humanitarisht.

Të mos harrojmë kurrë se çfarë do të thotë kjo luftë për njerëzit këtu! Me gjithë vështirësitë që na sjell lufta në Gjermani. Le të shohim për një moment me sytë e ukrainasve”, citohet të ketë thënë presidenti.

Steinmeier kishte tentuar të shkonte edhe më herët në Ukrainë, por dy përpjekje të tij dështuan. Fillimisht në prill kur ai ishte i paftuar për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe më pas javën e kaluar kur udhëtimi i tij u anulua për arsye sigurie.

Burimi: CNN

Të fundit