Flash News

Bota

Problem teknik, mbyllet hapësira ajrore e Belgjikës

Problem teknik, mbyllet hapësira ajrore e Belgjikës

Hapësira ajrore e Belgjikës është mbyllur përkohësisht për shkak të një problemi teknik të raportuar nga Skeyes, kompania që menaxhon kontrollin ajror. Aeroporti i Brukselit ka njoftuar se për momentin nuk dihet se sa do të zgjasë ky problem.

Të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore të Belgjikës janë devijuar përkohësisht në vendet fqinje, ndërkohë që është përdorur një sistem rezervë për të siguruar sigurinë.

Për shkak të këtij defekti, asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet ose ulet në aeroportet kryesore të Belgjikës, përfshirë Zaventem, Antwerp, Ostend, Charleroi dhe Liège. Aktualisht nuk ka informacion mbi origjinën e defektit.

Të fundit