Flash News

Bota

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Alexei Navalny

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Alexei

Prokurorët shtetërorë i kanë kërkuar një gjykate në Rusi që ta dënojë politikanin opozitar Aleksei Navlany me 20 vjet burgim për akuza që përfshijnë edhe ekstremizmin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS i ka cituar prokurorët të kenë thënë më 20 korrik se i pandehuri tjetër afër Navalnyt, Daniel Kholodny, të dënohet me 10 vjet burgim.

TASS e ka cituar avokatin të ketë thënë se vendimi final për këtë rast do të merret me 4 gusht.

Kritiku i ashpër i Kremlinit është akuzuar për gjashtë shkelje penale, përfshirë krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirje të të miturve në akte të rrezikshme.

Ky rast lidhet me Fondacionin Kundër-Korrupsionit të Navalnyt, e cila, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit, është shpallur ekstremiste më 2021, dhe i janë ndaluar të gjitha aktivitetet në Rusi.

Navalny ka thënë në rrjetet sociale se pret dënim 15-20 vjet, pavarësisht se ai pretendon që në gjyqin kundër tij janë prezantuar prova “të pakuptimta”.

Në një ndër postimet e fundit të tij në Telegram, Navalny e ka kritikuar ashpër Qeverinë ruse, duke thënë se shteti është “duke u zhytur në një lumë të baltës ose gjakut, me eshtra të thyera, me popullsi të dobët, të varfër, dhe me dhjetëra mijëra persona të vdekur në luftën më të pakuptimtë në shekullin 21”.

Ai vazhdon ta quajë shtetin rus “inteligjencë pa vetëdije”./ REL

Të fundit