Flash News

Bota

Prokuroria e Ukrainës: Forcat ruse kanë rrëmbyer një gazetare

Prokuroria e Ukrainës: Forcat ruse kanë rrëmbyer një

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka akuzuar forcat ruse të sigurisë dhe ushtarake për rrëmbimin e një gazetare ukrainas që mbulonte ofensivën ruse në lindje dhe jug të Ukrainës.

Në një deklaratë në Facebook të shtunën, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm pretendoi se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, ose FSB, dhe ushtria ruse rrëmbyen gazetaren Victoria Roshchyna të gazetës ukrainase Hromadske të martën në Berdyansk, një qytet port i pushtuar në rajoni juglindor i Zaporizhzhia.

Sipas deklaratës vendndodhja e saj nuk dihet aktualisht dhe ka nisur një hetim penal.

Hromadske të premten postoi në Twitter se ata humbën kontaktet me Roshchyna javën e kaluar. FSB dhe ushtria ruse nuk kanë komentuar ende mbi akuzat. (AP)

Të fundit