Flash News

E-TJERA

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës/ Policia arreston 16 qytetarë, procedon 5 të tjerë

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës/ Policia

Policia ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar pesë të tjerë për protestën që u zhvillua dje mbi rritjen e çmimit të naftës.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë: "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", kryer në bashkëpunim, shtetasit.

Të arrestuarit janë: Emiljano Çervenaku, Amarildo Zaimi, Vilian Pjetri, Ernest Kapo, Gjovan Pjetri, Saimir Rrahmani, Pellumb Sina, Eldo Nezha, Elvis Leka, Mirton Dedndreaj, Artemis Marku, Armir Nelaj, Endri Ahmeti, Sheme Hamitaj, Xhonis Lamaj dhe Bislim Lakna.

Të proceduarit: E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç.

Policia thotë se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë. Gjithashtu apelon qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve.

 

Të fundit