Flash News

Bota

Protesta masive në Mianmar, ndërsa ushtria bllokoi internetin

Protesta masive në Mianmar, ndërsa ushtria bllokoi internetin

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Mianmarit, Yangon, në ditën e dytë të protestave masive, për grushtin e shtetit të një jave më parë.

Burra dhe gra, shumë prej tyre të rinj, mbanin fotografi të udhëheqëses së arrestuar Aung San Suu Kyi dhe ishin të veshur me të kuqë, ngjyra e partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci.

"Respektoni votën tonë," lexonte një banderolë në lidhje me fitoren e madhe të NLD në zgjedhjet e nëntorit.

Të shtunën, ushtria mbylli lidhjet e internetit në vend, megjithatë njerëzit ende kanë gjetur mënyra për të marrë imazhe dhe video të protestave.

Shumë demonstrues bënë përshëndetjen me tre gishta të simbolit të protestës dhe mbajtën tullumbace të kuqe.

"Ne do të ecim përpara dhe do të vazhdojmë të protestojmë derisa të marrim demokraci," tha një protestues për agjencinë e lajmeve AFP.

Deri më tani autoritetet ushtarake nuk po e ndalojnë këtë shfaqje të sfidës masive, por të gjithë supozojnë se do të përpiqen shumë shpejt, raporton korrespondenti i BBC-së për Azinë Juglindore Jonathan Head.

Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi, presidenti Win Myint dhe udhëheqës të tjerë të lartë të NLD-së kanë qenë në arrest shtëpie që kur ushtria mori kontrollin e qeverisë më 1 shkurt dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.

Të fundit