Flash News

Bota

Protesta me katër të vdekur, "Facebook" dhe "Twitter" bllokon Trump

Protesta me katër të vdekur, "Facebook" dhe

Rrjetet sociale "Twitter" dhe "Facebook" kanë bllokuar llogaritë e presidentit Donald Trump pas protestës së dhunshme në Capitol Hill.

Twitter tha se kërkon heqja e tre twitte-ve për "shkelje të rënda të politikës sonë të Integritetit Qytetar".

Kompania tha se llogaria e presidentit "do të mbetej e mbyllur për më gjatë nëse twittet nuk hiqeshin, duke shtuar më tej se nëse këto shkelje do të vazhdojnë sërish, do të rezultojnë në pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump".

Kjo do  të thotë se ditët e Donald Trump në Twitter janë të numëruara, pasi presidenti nuk njihet për shumë vëmendje ndaj udhëzimeve të komunitetit të Twitter, shkruan BBC.

Ndrkohë, Facebook ndaloi Trump për 24 orë, dhe gjithashtu shtoi se aktualisht po kërkon dhe heq përmbajtje që nxitën ose mbështesnin sulmet e Capitol Hill.

Facebook tha: "Ne e hoqëm atë sepse në ekuilibër ne besojmë se kontribuon në vend që të zvogëlojë rrezikun e dhunës së vazhdueshme."

Përkrahësit e tij sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e katër personave.

Të fundit