Flash News

Bota

Protesta në SHBA, humbin jetën 4 persona

Protesta në SHBA, humbin jetën 4 persona

Katër persona kanë humbur jetën gjatë përleshjes së djeshme pro Trump, përleshje që shkaktoi kaos në vend, ku për herë të parë protestuesit shkelën në ndërtesën ikonike amerikane, Kongresin.

Përveç gruas së vrarë nga të shtënat me armë nga një agjent i Kapitol, tre persona të tjerë vdiqën nga urgjencat dhe ndërlikimet mjekësore, duke e çuar në 4 numrin e viktimave në SHBA, shkruan CNN.

Sipas shefit të Policisë së Uashingtonit, Robert Contee, vdekjet ndodhën për shkak të urgjencave dhe komplikimeve mjekësore gjatë protestave në Kapitol.

“Një grua dhe dy burra duket se kanë vuajtur nga urgjenca të veçanta mjekësore, gjë që rezultoi në vdekjen e tyre. Çdo humbje e jetës në Qark është tragjike dhe mendimet tona janë me këdo që preket nga humbja e tyre”, tha ai.

13 persona u plagosën dhe 52 persona u arrestuan, shumë prej tyre për shkelje të shtetrrethimit.

Granata tymi u përdorën në anën e Senatit të Kapitolit, ndërsa policia po punon për pastrimin e ndërtesës nga protestuesit. Dritaret në anën perëndimore të Senatit janë thyer dhe qindra oficerë janë grumbulluar në katin e parë të ndërtesës.

Të fundit