Flash News

Bota

Protesta në shumë vende të botës, kërkohet veprim urgjent ndaj ndryshimeve klimatike

Protesta në shumë vende të botës, kërkohet veprim

Sot ka qenë dita e dytë e protestave në shumë qytete të botës, si pjesë e një mobilizimi global kundër deklaratave të aktivistëve që nuk e cilësojnë urgjente trajtimin e ngrohjes globale teksa një samit i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara po zhvillohet në Glasgow, Skoci.

Nga Parisi në Sydney, Nairobi në Seul, më shumë se 200 protesta u zhvilluan sot, ku u kërkua veprim i menjëhershëm për komunitetet tashmë të prekura nga ndryshimet klimatike, veçanërisht në vendet më të varfra, raportojnë mediat e huaja.

Delegatë nga afro 200 vende janë në Glasgoë për të gjetur se si të përmbushen objektivat e Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes së temperaturës midis 1.5 dhe 2 gradë Celsius.

Deri më tani, disa vende kanë nënshkruar premtime për të reduktuar emetimet e tyre të gazeve serrë, me marrëveshje të veçanta për heqjen graduale të qymyrit, përfundimin e financimit të huaj të karburanteve fosile dhe uljen e metanit.

Premtimet pasuan një vlerësim domethënës që tregoi se emetimet globale të dioksidit të karbonit do të rikuperoheshin në vitin 2021 në nivelet para pandemisë. Por aktivistët nuk kanë mbetur të kënaqur nga samiti.

 

Të fundit