Flash News

Bota

Protesta të dhunshme në Paris pas vrasjes së tre personave në qendrën e kurdëve

Protesta të dhunshme në Paris pas vrasjes së tre personave

Përleshje mes protestuesve dhe policisë shpërthyen në Paris të premten pasi një person la të vdekur tre persona dhe tre të tjerë të plagosur me armë zjarri.

Një person i armatosur hapi zjarr në lagjen e 10-të, pranë qendrës kulturore kurde dhe një sallon flokësh.  

Prokurori i Parisit tha se i dyshuari ishte liruar së fundi nga burgu pasi sulmoi emigrantët që jetonin në tenda dhe se hetuesit po shqyrtojnë një motiv të mundshëm racist për të shtënat, shkruan Euronews. 

Përleshjet shpërthyen në lagje disa orë pas të shtënave, ndërsa anëtarët e komunitetit kurd mbanin parulla kundër qeverisë turke. Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën gjithnjë e më të trazuar. Disa kosha plehrash u dogjën.

Tensionet ndodhën teksa Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin po fliste me gazetarët aty pranë. Darmanin tha se sulmuesi kishte në shënjestër të qartë të huajt, por se policia nuk ka prova në këtë fazë që ai synonte në mënyrë specifike të lëndonte kurdët.  

Anëtarët e tronditur të komunitetit kurd në Paris thanë se ishin paralajmëruar së fundmi nga policia për kërcënimet ndaj objektivave kurde dhe kërkuan drejtësi pas të shtënave.

Të fundit