Flash News

Bota

Protestat antiCovid në Kinë, kërkohet dorëheqja e Xi Jinping

Protestat antiCovid në Kinë, kërkohet dorëheqja e Xi Jinping

Në prag të masave të rrepta antiCOVID në Shangai, protesuesit kërkuan largimin e liderit të të vendit dhe u përleshën me policinë të dielën.

Turmat dolën në rrugë në disa qytete kundër qeverisë për të kundërshtuar rivendosjen e rregullave të ashpra kundër koronavirusit, raporton AP.

Policia largoi me forcë demonstruesit në kryeqytetin e Kinës, të cilët kërkuan dorëheqjen e Xi Jinping dhe fundin e sundimit të Partisë Komuniste Kineze. Disa orë më vonë njerëzit u mblodhën përsëri në të njëjtin vend dhe protestat u përhapën në të paktën shtatë qytete të tjera.

Protestat në shkallë të gjerë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë, ku shprehjet publike të mospajtimit priret gjithmonë të shuhen.

Tre vjet pasi virusi u shfaq për herë të parë, Kina është i vetmi vend i madh që ende përpiqet të ndalojë transmetimin e COVID-19. Pekini po përdor një politikë "zero COVID" që parashikon miliona njerëz të mbyllur në shtëpitë e tyre për javë të tëra në një kohë dhe kërkon pothuajse teste konstante.

Të fundit