Flash News

Bota

Protestat kundër grushtit të shtetit në Sudan, forcat e sigurisë hedhin gaz lotsjellës ndaj mijëra qytetarëve

Protestat kundër grushtit të shtetit në Sudan, forcat e

Mijëra protestuan në kryeqytetin e Sudanit protestuan sërish sot kundër grushtit të shtetit, duke brohoritur "jo fuqisë ushtarake". Ndërkohë që numri i protestuesëve të vrarë ka shkuar në 24.

Disa tubime shpërthyen në të gjithë Khartoum, edhe pse linjat telefonike u ndërprenë dhe shërbimet e internetit janë ndërprerë që nga 25 tetori, raportojnë mediat e huaja.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar disa të plagosur, thanë dëshmitarët. Protestat erdhën ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken u kërkoi afrikanëve të kujdeseshin për kërcënimet në rritje ndaj demokracisë.

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar rreth 700 milionë dollarë ndihmë për Sudanin në përgjigje të grushtit të shtetit, i cili ndaloi një tranzicion demokratik që pasoi përmbysjen e diktatorit shumëvjeçar Omar al-Bashir në vitin 2019.

Gjenerali i lartë Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, rrëzoi qeverinë dhe arrestoi udhëheqjen civile. Marrja e pushtetit nga ushtria ka prishur një tranzicion drejt sundimit të plotë civil dhe ka shkaktuar dënim ndërkombëtar.

 

Të fundit