All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Protestat kundër pushtimit të Ukrainës, rreth 2.700 rusë të arrestuar

All - Paragraf - 1

Protestat kundër pushtimit të Ukrainës, rreth 2.700 rusë

Të paktën 2.692 rusë janë arrestuar gjatë protestave të organizuara për të kundërshtuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

All - Paragraf - 3

CNN raporton se 1.370 janë arrestuar vetëm në protestat e mbajtura në Moskë nga regjimi i Putinit. Protestat po vazhdojnë në të paktën 27 qytete të Rusisë.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Komiteti pohoi gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të "linin gjurmë në të ardhmen e personit".

Pre tre ditësh Ukraina ndodhet nën sulmet e ushtrive ruse. Raketat kanë bombarduar aeroporte, rrugë dhe së fundmi një godinë banimi ku mbetën të vrarë të paktën dy persona. Të tjerë u raportuan të plagosur.

Ministria ruse e Mbrojtjes i bëri thirrje pak më parë njësive të saj ushtarake, të rifillojnë operacionet luftarake pasi deklaroi se Kievi kishte refuzuar negociatat me Moskën.

Të fundit