Flash News

Bota

Protestat në Kazakistan për rritjen e çmimit të karburantit, 8 të vdekur dhe qindra të plagosur

Protestat në Kazakistan për rritjen e çmimit të

Tetë persona kanë humbur jetën në protestat e dhunshme në Kazakistan dhe 317 persona, raporton Reuters, pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev nuk arriti të shuajë zemërimin publik mbi ndikimin e paraardhësit të tij, Nursultan Nazarbayev.

Zemërimi erdhi fillimisht nga rritja e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri. Protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë brohoritur kundër Nursultan Nazabayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në vitin 2019 pas gati tre dekadash.

Deri tani policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një decade, ndërsa fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar.

Të fundit