Flash News

Bota

Protestat për shpërthimin në Bejrut, vriten dy persona

Protestat për shpërthimin në Bejrut, vriten dy persona

Dy persona janë qëlluar për vdekje gjatë një protestë kundër gjyqtarit që heton shpërthimin që ndodhi vitin e kaluar në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Ndërkohë disa të tjerë u plagosën pranë Pallatit të Drejtësisë, pasi mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjyqtarit Tarek Bitar.

Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr apo pse, shkruan BBC. Një tension i madh rrethon hetimin për shpërthimin e portit, me Hezbollahun që akuzon gjyqtarin për përzgjedhjen e padrejtë të ish -ministrave aleatë të qeverisë.

Më parë, një gjykatë hodhi poshtë një ankesë ligjore të paraqitur nga pesë politikanët, të cilët gjykatësi Bitar ka kërkuar t'i marrë në pyetje nën dyshimin e neglizhencës.

Familjet e viktimave e kishin dënuar këtë veprim, i cili bëri që hetimi të pezullohej për herë të dytë në tre javë. Ata pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Askush nuk është shpallur përgjegjës për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, u plagosën 7 mijë të tjerë dhe u shkatërruan mijëra ndërtesa.

Të fundit