Flash News

Bota

Pse është Estonia më e goditura në Europë nga kriza

Pse është Estonia më e goditura në Europë nga kriza

Estonia në veçanti po përjeton nivelet më të larta të inflacionit në eurozonë, me 22.4% në tetor krahasuar me 6.8% vetëm një vit më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Supermarketet po luftojnë me prodhuesit dhe kostot

Një nga zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve të Estonisë, Selver, ka parë që çmimet të luhaten gjatë gjithë vitit, dhe ka ndryshuar edhe zakonet e blerjeve të klientëve.

“Ka pasur periudha kohore kur çmimet ndryshonin çdo javë në disa kategori si mishi dhe bulmeti. Ajo që ne shohim është se klientët blejnë artikuj nga kategoritë më themelore", tha Rivo Veski, menaxher i Selver.

Rritja e çmimeve të produkteve vjen pas shtrenjtimit që nga prodhuesit.

“Sa më lokale të jenë bizneset, aq më të shtrenjta janë produktet”, tha Veski, që do të thotë se artikujt që blerësit vendosin në shportën e tyre çdo javë po ndryshojnë.

Pse çmimet në Estoni janë rritur kaq shpejt?

Sipas Bankës së Estonisë, rreth gjysma e rritjes së kostos së jetesës së vendit ka ardhur nga rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë që ndodhi pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të këtij viti dhe mungesa e kapaciteteve në vendet baltike, e shoqëruar me një rënie të prodhimit të energjisë ruse.

"Kostot më të larta të energjisë do të kalojnë gradualisht në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera. Inflacioni po nxitet nga kërkesa e fortë, me të cilën oferta nuk ka qenë në gjendje ta mbajë”, tha Banka.

Një tjetër faktor i madh në inflacionin estonez kanë qenë çmimet e larta të ushqimeve.

 

Të fundit