Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Derisa trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani, zyrtarët kinezë i kanë shtuar kontaktet me talibanët - grupin militant që po rrit kontrollin në Afganistan. Në letër, Pekini dhe talibanët janë aleatë të çuditshëm.
Kina është shtet ateist dhe komunist. Ajo ka ngritur disa kampe internimi në provincën Ksinjiang, ku besohet se janë të ndaluar mbi një milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane.
Talibanët, në anën tjetër, janë një grup militant fundamentalist, që më herët e kanë udhëhequr Afganistanin si kalifat islamik.
Atëherë, çfarë i bashkon dy palët?
Ideologjia e përbashkët është e pakët, por ato po arrijnë të krijojnë një marrëdhënie transaksioni, të bazuar në interesa të përbashkët.
Kina e sheh grupin si pjesë të pamohueshme të së ardhmes politike të Afganistanit, ndërsa talibanët e shohin Pekinin si kyç për legjitimitetin e tyre ndërkombëtar dhe si investitor potencial - shumë të nevojshëm në Afganistan. Javëve të fundit, përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se Kina është një “mik i mirëpritur” në Afganistan.
Kjo qasje mund të shihet si e papritur, por, në fakt, është është produkt i një marrëdhënieje të ndërlikuar, të vjetër me dekada, që, sipas ekspertëve, përcaktohet nga pragmatizmi dhe mosbesimi.
“Ka shumë skepticizëm ndaj njëri-tjetrit në këtë dinamikë”, thotë për Radion Evropa e Lurë Raffaello Pantucci, bashkëpunëtor në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër. “Themeli i kësaj është se secila palë e sheh tjetrën si mjet për të arritur një qëllim”, shton ai.
Pse po bisedojnë tani?
Stabiliteti, posaçërisht për veten, është shqetësimi kryesor për Kinën. Kina nuk do që Afganistani të bëhet sërish strehë për grupet ekstremiste me ambicie ndërkombëtare, të tilla si Al-Kaida dhe Shteti Islamik.
Pekini është i shqetësuar sidomos nga militantët ujgurë, që mund ta kalojnë kufirin 76-kilometërsh të Kinës me Afganistanin. Ekzistenca e grupeve ekstremiste ujgure - me qendër në Afganistan dhe gjetkë - është pjesë e justifikimeve të Pekinit për veprimet kundër pakicave myslimane në Ksinjiang.
Fitoret e fundit të talibanëve në terren tregojnë se ata mund të jenë pjesë e ekuacionit politik në Afganistan ose ndoshta ta rrëzojnë Qeverinë në Kabul.
Duke pasur këtë në mendje, Pekini angazhohet me talibanët për të siguruar se interesat e tij të sigurisë do të mbrohen.
“Kinezët mund të shohin se talibanët ka të ngjarë ta çimentojnë fuqinë. Pekini nuk dëshiron të hapet në Afganistan dhe kjo do të thotë se ai duhet të ketë një marrëdhënie pune me talibanët”, thotë Pantucci.
Grupi militant i ka marrë parasysh shqetësimet kineze dhe është përpjekur të tregojë vullnet të mirë, duke bërë thirrje për bisedime për rindërtimin e Afganisanit dhe tërheqjen e investimeve kineze.
Talibanët gjithashtu kanë sinjalizuar se, aktualisht, kanë pak interes për t'u përfshirë në ngjarjet në Ksinjiang.
“Ne brengosemi për shtypjen e myslimanëve, qoftë në Palestinë, në Mianmar, apo në Kinë, dhe ne brengosemi për shtypjen e jomyslimanëve kudo në botë”, ka thënë një përfaqësues i lartë i talibanëve për gazetën The Wall Street Journal. “Por, ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kinës”, ka thënë ai.
A mund të punojë Pekini me talibanët?
Kjo nuk është hera e parë që dy palët janë bashkuar nga ngjarjet në Afganistan. Në fund të viteve 1990, Kina ka vendosur që mënyra më e mirë për të menaxhuar kërcënimin e mundshëm ekstremist ishte të angazhohej me talibanët.
Në vitin 1999, disa zyrtarë kinezë kanë fluturuar në Kabul për të nisur marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike me regjimin taliban. Ambasadori i atëhershëm i Kinës në Pakistan ka kërkuar takim me komandantin e talibanëve, Mullah Omar.
Takimi është zhvilluar në vitin 2000. Pekini i ka bërë presion Omarit për të ndaluar strehimin e militantëve etnikë ujgurë, që dyshohej se operonin në Afganistan me një grup të quajtur Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor (ETIM).
Në këmbim, talibanët kanë shpresuar se Kina do të sigurojë mbështetje diplomatike për grupin në Kombet e Bashkuara dhe do të ndihmojë në heqjen e sanksioneve kundër tij.
Analistët thonë se Mullah Omar e ka frenuar grupin ETIM, por nuk e ka dëbuar. Për këtë çështje nuk është zyrtarizuar kurrë ndonjë marrëveshje me Pekinin dhe talibanët janë rrëzuar nga pushteti pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, në SHBA dhe pushtimit të Afganistanit.
“Kinezët kanë pasur gjithmonë një nivel mosbesimi ndaj talibanëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Andrew Small, anëtar i Fondacionit Gjerman Marshall. “Pavarësisht nga marrëveshjet që arrijnë, [Pekini] shqetësohet se suksesi i grupit mund të ofrojë frymëzim për grupe të tjera”, thotë ai.
Pas pushtimit të Afganistanit, në fund të vitit 2001, udhëheqja e lartë e talibanëve është zhvendosur në Pakistan. Small thotë se Islamabadi - mbrojtës kryesor i grupit dhe aleat i ngushtë i Pekinit - ka ndihmuar në lehtësimin e lidhjeve kineze-talibane gjatë viteve në vijim.
Kush është ETIM?
Arsye kryesore për angazhimin e Pekinit me talibanët janë shqetësimet se militantët ujgurë - posaçërisht grupi ETIM - do të krijojnë bazë në Afganistan. Por, grupi ka një histori komplekse dhe të diskutueshme.
Militantët ujgurë kanë vepruar dhe veprojnë në Afganistan, por madhësia dhe sofistikimi i tyre kanë qenë burim mosmarrëveshjesh në mesin e analistëve dhe qeverive.
Siç shkruan Sean R. Roberts, nga Universiteti George Washington, në librin e tij: “Lufta kundër ujgurëve”, asnjë grup nuk e ka përdorur kurrë emrin ETIM, por ai është lidhur me një bandë të vogël militantësh ujgurë, që janë zhvendosur në Afganistan në fund të viteve 1990, me qëllim nisjen e sulmeve kundër sundimit të Pekinit në Ksinjiang.
Pekini e ka akuzuar grupin për ndihmë në orkestrimin e sulmeve brenda Kinës dhe, në vitin 2002 - kur po zhvillohej lufta kundër terrorizmit në Afganistan, e udhëhequr nga SHBA-ja - grupi është njohur zyrtarisht nga Uashingtoni si organizatë terroriste. Për grupin është dëgjuar pak gjatë viteve 2000, sidomos pas vrasjes së udhëheqësit të tij më 2003.
Në vitin 2008, një grup i vetëquajtur Partia Islamike e Turkestanit (TIP) ka publikuar një video në internet, duke kërcënuar se do të sulmonte Kinën gjatë Lojërave Olimpike Verore të atij viti.
TIP ka thënë se është pasardhës i ETIM-it, por Pekini ende i referohet grupit me emrin e vjetër.
Që atëherë, TIP është zhvilluar në një grup më të madh militant, me seli në Siri, por, siç ka shkruar Roberts për gazetën The Guardian në vitin 2020, “nuk ka asnjë provë që ky grup ka orkestruar ndonjëherë dhunë brenda Kinës”.
Kjo ka bërë që kritikët ta akuzojnë Pekinin për ekzagjerimin e lidhjeve midis grupeve militante dhe zhvillimeve në Kinë, me qëllim që t’i justifikojë politikat e tij shtypëse kundër ujgurëve dhe shtypjen e vazhdueshme të myslimanëve në Ksinjiang.
Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e ka hequr ETIM-in nga lista e organizatave terroriste në vitin 2020, duke thënë se beson se nuk ka “prova të besueshme” që tregojnë se grupi ekziston ende.
Cili është plani i lojës së Kinës në Afganistan?
Me gjithë forcimin e lidhjeve me talibanët, Pekini ende e njeh Qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe angazhohet me Kabulin në monitorimin e militantëve ujgurë në Afganistan.
Përtej sigurisë, Pekini gjithashtu ka disa shpresa afatgjate ekonomike. Firmat kineze janë të përfshira në minierën e bakrit Ajnak në Afganistan dhe në kërkimet në fushën e naftës Amu Darja.
Megjithatë, për momentin, Kina po përpiqet t’i forcojë marrëdhëniet e saj me të dyja palët dhe ta përdorë atë levë për të nxitur një zgjidhje politike midis Kabulit dhe talibanëve.
“Është një nga disa levat që Kina duhet të ndjekë për një zgjidhje politike të qëndrueshme në vend”, thotë Small.
Këto lidhje të forcuara i japin Pekinit një rol të veçantë për të luajtur në çdo proces të ardhshëm të paqes, ka thënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në Dushanbe të Taxhikistanit më 13 korrik./ Rel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38