Flash News

Bota

Publikohet foto e re e Bill Clinton dhe Jeffrey Epstein

Publikohet foto e re e Bill Clinton dhe Jeffrey Epstein
Dosjet e Epstein përmbajnë një fotografi të re të ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe Jeffrey Epstein.

Departamenti i drejtësisë i SHBA-së e publikoi imazhin pa kontekst, kështu që nuk dihet se kur ose ku është realizuar.

Bill dhe Hillary Clinton ranë dakord të hënën që do të dëshmonin në hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për çështjen Epstein, duke shmangur një votim që mund t'i kishte shpallur fajtorë për shpërfillje të Kongresit.

Bill Clinton, ish-presidenti i SHBA-së, dhe Hillary Clinton, ish-sekretarja e shtetit, fillimisht kanë refuzuar thirrjet në gjyq për këtë çështje.

Pasi u largua nga detyra në fillim të viteve 2000, ish-presidenti fluturoi disa herë me aeroplanin e Epstein dhe dosjet përfshijnë edhe disa fotografi të tjera të tij.

 

Të fundit