Flash News

Bota

Pushime në kohë pandemie, cili është shteti që hap ishull vetëm për turistët e vaksinuar

Pushime në kohë pandemie, cili është shteti që hap
Në foto/ Ishulli Phu Quoc

Pandemia e Covid-19 i ka vendosur vendet përballë zgjedhjeve alternative për të shpëtuar jo vetëm qytetarët nga infektimi, por njëkohësisht edhe ekonominë e vendit.

Vietnami është bërë shteti i parë që po tenton të rihapë ishullin turistik Phu Quoc për të gjithë turistët e huaj që kanë kryer vaksinën. Ishulli, 10 km larg bregdetit të Kamboxhias, pritet të hapet për një periudhë prove prej gjashtë muajsh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në ishull nëse paraqesin një test negativ të Covid-19 dhe mund të fluturojnë drejt ishullit Phu Qoc me fluturime të planifikuara ose komerciale.

Kjo është përpjekja e parë që një shtet ndërmerr për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike në një periudhë kur pandemia, i detyroi shtet të mbyllin kufijtë për të huajt në mënyrë që të parandalohej përhapja e zinxhirit të infektimeve.

Të fundit