Flash News

Bota

“Pushtimi më i madh nga Lufta e Dytë Botërore”, çfarë paralajmëron presidenti Biden për Putin

“Pushtimi më i madh nga Lufta e Dytë Botërore”,

Përplasjet mes Rusisë dhe SHBA-së, për krizën në Ukrainë, vazhdojnë të jenë të shpeshta. Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin, i kanë drejtuar akuza të drejtpërdrejta njëri-tjetrit në mënyrë të vazhdueshme.

Mediet e huaja raportojnë se presidenti amerikan ka deklaruar se nëse Rusia vijon të përparojë në territorin e Ukrainës, atëherë ai do të ndërmarrë sanksione personale ndaj Vladimir Putin.

“Po, do ta shihni”, tha Biden i pyetur nëse do ta sanksiononte personalisht presidentin rus. Biden përmendi sanksione ekonomike që shënjestronin presidentin Putin.

Ushtria ruse ka filluar stërvitjet me municione të vërtetë në jugperëndim dhe perëndim të rajonit në kufi me Ukrainën. Të paktën mbi 6.000 trupa janë mobilizuar me avionë luftarakë dhe bombardues. Rusia kreu edhe stërvitje të përbashkëta me Kinën, si aleati i saj kryesor.

Presidenti amerikan pohoi edhe njëherë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë pasoja shkatërruese, duke e krahasuar menjë luftë të fuqishme që nuk është parë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nëse i lëvizim të gjitha trupat tona të cilat Rusia i ka vendosur në kufirin me Ukrainën, do të jetë pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të ndryshojë botën”, shtoi ai.

Të fundit