Flash News

Bota

Pushtimi rus do të sillte në Evropë 5-10 milionë refugjatë ukrainas

Pushtimi rus do të sillte në Evropë 5-10 milionë

Rreziku i pushtimit të Ukrainës nga Rusia është çështja më e diskutuar aktualisht. Disa raunde bisedimesh për ta zgjidhur çështjen me dialog kanë dështuar.

Ukraina po përgatitet në rast të një sulmi rus, ndërsa ka marrë mjete luftarake nga perëndimi. Në rast të një sulmi, sipas Bota.al, janë 5-10 milionë refugjatë ukrainas që do të kalojnë kufirin për të ikur në Evropë.

Rusia ka mohuar se po planifikon një sulm, por ajo ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë Ukrainës në javët e fundit, duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s të nxitojnë për t'u përgatitur për një luftë të mundshme.

Kremlini po akuzon SHBA-në se është duke nxitur tensione në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë ka lëshuar disa paralajmërime se pushtimi është afër, duke iu kërkuar shtetasve të vet dhe familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev që të largohen nga Ukraina.

Të fundit