Flash News

Bota

Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e bisedimeve

Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes.

Kremlini zbardhi bisedën telefonike të Putin me Scholz, pak përpara se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, t'u thoshte gazetarëve se mendonte se Rusia nuk kishte ‘oreks’ as për bisedime për paqen dhe as për sigurinë, raporton BBC.

Në bisedën me Scholz, Putin përsëriti justifikimin e tij për pushtimin dhe pretendoi se civilët që fshiheshin në fabrikën e çelikut në Mariupol mbaheshin nga forcat ukrainase.

Civilët ishin strehuar në fabrikën e çelikut për t'u fshehur nga sulmet ndaj qytetit nga Rusia.

Të fundit