Flash News

Bota

Putin bisedë telefonike me Macron: Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë dhe do të vazhdojë një luftë pa kompromis

Putin bisedë telefonike me Macron: Rusia do t'i arrijë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike 90 minutëshe me homolgun rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Presidenti rus i tha homologut të tij francez se ai nuk ishte dakord me fjalimin që mbajti mbrëmjen e djeshme Macron.

Deklarata e Macron që nuk u pranua nga Putin ishte: "Vetëm Putin zgjodhi luftën në Ukrainë". Presidenti francez megjithatë i tha kombit se do të vazhdojë të flasë me Putinin "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

Putin i tha sot Macronit se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë dhe do të vazhdojë një luftë "pa kompromis" në Ukrainë.

Lidhur me bisedimet Rusi-Ukrainë për kufirin Poloni-Bjellorusi, Putin tha se Moska mund të rrisë kërkesat e saj në tryezën e bisedimeve. Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Rusia nuk i ka specifikuar kërkesat e saj, por thotë se dëshiron "çmilitarizimin dhe denazifikimin" e fqinjit të saj properëndimor.

 

Të fundit