Flash News

Bota

Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”

Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste,

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë.

Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrëvesve përmes një video-mesazhi.

Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu.

Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë se forcat perëndimore janë duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, me qëllim të krijimit të shteteve vasale.

Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është “shfrytëzimi i pamëshirshëm i të gjitha burimeve përmes një sistemi neo-kolonial”.

Shefi i Kremlinit e ka akuzuar Perëndimin për komplot kundër gjithçkaje ruse./ REL

Të fundit