Flash News

Bota

Putin konfirmon transferimin e armëve të para bërthamore në Bjellorusi

Putin konfirmon transferimin e armëve të para bërthamore në

Rusia ka vendosur tashmë një grup të parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Presidenti rus Vladimir Putintha në një forum se ato do të përdoren vetëm nëse territori ose shteti i Rusisë kërcënohet, raporton BBC.

Qeveria amerikane thotë se nuk ka asnjë indikacion se Kremlini planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.

"Ne nuk shohim asnjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore," tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas komenteve të Putinit.

Bjellorusia është një aleat kryesor rus dhe shërbeu si një pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Putini në shkurt të vitit të kaluar.

Të fundit