Flash News

Bota

Putin nuk i përgjigjet kërkesës së Papës për t'u takuar

Putin nuk i përgjigjet kërkesës së Papës për

Vladimir Putin nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Papa Françeskut për t'u takuar në Moskë dhe për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Papa tha se takimi do të ishte në një përpjekje për të ndaluar konfliktin, e cila shpërtheu në fund të shkurtit pasi trupat ruse nisën pushtimin e Ukrainës.

Të dielën, Papa Françesku e përshkroi luftën në Ukrainë si një "regresion makabër të njerëzimit" dhe tha se Mariupol ishte "bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare".

Në një fjalim 15-minutësh për ata në sheshin e Shën Pjetrit, ai tha se "mendimet e tij shkojnë menjëherë në qytetin ukrainas të Mariupol, qytetin e Marisë, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare".

Të fundit