Flash News

Bota

Putin paralajmëron krizë ushqimore: Rusia ka fituar nga sanksionet e perëndimit

Putin paralajmëron krizë ushqimore: Rusia ka fituar nga sanksionet e

Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi të mërkurën se Rusia nuk kishte humbur asgjë si rezultat i fushatës së saj ushtarake në Ukrainë.

Duke folur në një forum ekonomik në qytetin e largët lindor, Vladivostok, Putin tha se të gjitha veprimet e Rusisë ishin të dizajnuara për të forcuar sovranitetin e vendit dhe kishin për qëllim "ndihmimin e njerëzve" që jetonin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

"Ne nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë," tha Putin. “Për sa i përket asaj që kemi fituar, mund të them se fitimi kryesor ka qenë forcimi i sovranitetit tonë.

Putin pranoi, megjithatë, se vendimi i Moskës për të dërguar trupa në Ukrainë kishte krijuar një "polarizim të caktuar, si në botë ashtu edhe brenda vendit".

Në të njëjtën kohë, Putin paralajmëroi për një krizë globale të ushqimit dhe tha se do të diskutonte ndryshimin e një marrëveshjeje historike të grurit me Ukrainën për të kufizuar vendet që mund të marrin ngarkesa.

Putin shtoi se Rusia e kishte nënshkruar marrëveshjen në korrik, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, me kuptimin se do të ndihmonte në zbutjen e rritjes së çmimeve të ushqimeve në botën në zhvillim, por në vend të kësaj, ishin vendet e pasura perëndimore që po përfitonin nga marrëveshja.

“Nëse e përjashtojmë Turqinë si një vend ndërmjetës, atëherë pothuajse i gjithë drithi i eksportuar nga Ukraina nuk dërgohet në vendet më të varfra në zhvillim, por në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Putin përsëriti gjithashtu pohimin e tij se qeveria aktuale e Ukrainës është një "regjim i paligjshëm", duke thënë se ajo u themelua pas një "grusht shteti" në 2014.

Burimi: Euronews

Të fundit