Flash News

Bota

Putin pas takimit me kancelarin gjerman: Rusia nuk dëshiron luftë

Putin pas takimit me kancelarin gjerman: Rusia nuk dëshiron luftë

Presidenti Vladimir Putin Putin deklaron se Rusia nuk dëshiron luftë, por nuk ka pasur përgjigje konstruktive ndaj propozimeve që ajo kishte paraqitur, raporton BBC.

Pas një konference për mediat me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin u pyet nëse mund të përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë.

Ai i referohet komenteve të mëparshme të kancelarit Scholz se brezi i tij nuk mund ta imagjinojë luftën në Evropë - por thekson se kontinenti ka parë luftë në Jugosllavi në vitet 1990, të cilën ai pretendon se ishte iniciuar nga NATO.

Megjithatë, ai shton se ka ende çështje të paraqitura nga NATO dhe SHBA, të cilat mund të diskutohen.

Kërkesa kryesore e Rusisë tani është që Perëndimi të garantojë se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse prej 30 vendesh.

Nga ana tjetër, duke adresuar shqetësimet në lidhje me gazsjellësin Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë, i cili është ngritur por ende nuk funksionon, Scholz thotë se vendi i tij është i përkushtuar të sigurojë funksionimin e transportit të gazit në Evropë, por shton se një luftë në Ukrainë do të kishte "pasoja të gjera".

Të fundit