Flash News

Bota

Putin shtyn fjalimin e vitit për në 2023

Putin shtyn fjalimin e vitit për në 2023

Fjalimi i vonuar i Vladimir Putinit, ku do të bëjë një analizë të gjendjes aktuale në Rusi mund të mbahet në vitin 2023, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Fjalimi i fundit, në Asamblenë Federale Ruse, u mbajt në prill 2021, dhe Kremlini kishte lënë të kuptohet vazhdimisht se i radhës do të ishte në fund të këtij viti.

Fjalimi zakonisht mbahet çdo vit nga Putin, duke përcaktuar vlerësimin e tij për situatën e vendit dhe planet e tij të ardhshme.

Megjithatë, një burim i brendshëm tha se "nuk do të organizohet këtë vit". Burimi anonim shtoi se "kërkohen përgatitje të konsiderueshme për fjalimin, megjithatë nuk ka mbetur kohë deri në fund të vitit".

 

 

Të fundit