Flash News

Bota

Putin urdhëron komandantin e ri të pushtojë Donbasin deri në mars

Putin urdhëron komandantin e ri të pushtojë Donbasin deri në

Një zyrtar ukrainas ka thënë se komandantit të ri rus të luftës i është thënë të pushtojë rajonin lindor të Donbasit gjatë dy muajve të ardhshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov u emërua javën e kaluar drejtuesi i pushtimit rus të Ukrainës, në një lëvizje që ka bërë më shumë gjasa që Moska të kryejë ofensiva të reja.

Andrii Yusov, përfaqësues i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, tha se rajoni i Donbasit është një "front prioritar" për Rusinë.

Ai tha se Gerasimov është udhëzuar të formojë një "zonë të sigurt" në rajon në mars,

"Ky nuk është afati i parë kohor. Ai vonohej çdo herë. Do të jetë një vit që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë dhe një vit që ata 'kapin Kievin në tre ditë'. Ata nuk do të kenë sukses as këtë herë”, tha ai.

Të fundit