Flash News

Bota

Putinit nuk i bëhet vonë për sanksione, Kremlini i bindur se do t’i “shfuqizojë”

Putinit nuk i bëhet vonë për sanksione, Kremlini i bindur se do

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia po planifikon të heqë sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që kanë bërë që rubla të bjerë, raporton BBC.

“Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar për dëmin”, tha Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Putini do të punojë sot për çështjet ekonomike dhe do të takohet me ministrat kryesorë, duke përfshirë ministrin e financave dhe guvernatorin e bankës qendrore.

Deklarata e Kremlinit vjen pasi Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Perëndimi njoftuan sanksionet e reja ndaj Rusisë, pas ofensivës pushtuese që kjo e fundit ka ndërmarrë prej 5 ditësh në Ukrainë, duke vënë nën kontroll qytetet kryesore të vendit.

Si rezultat, banka qendrore e Rusisë ka më shumë se dyfishuar normën bazë të interesit në 20% nga 9.5%.

Ajo shënon një përpjekje për të ndalur rënien e shpejtë të vlerës së monedhës ruse rubla kundrejt dollarit amerikan, e cila kërcënon të zhdukë fuqinë e saj blerëse dhe të shkatërrojë kursimet e rusëve të zakonshëm.

Të fundit