Flash News

Bota

Qëllohen për vdekje tre oficerë policie në Francë

Qëllohen për vdekje tre oficerë policie në Francë
Foto ilustruese nga vendngjarja

Tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francë.

Sipas medieve të huaja, efektivët po i përgjigjeshin një thirrje për dhunë në familje në zonën e Francës Qendrore. Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, 48-vjeçari që u denoncua për dhunë nga bashkëshortja qëlloi në drejtim të policëve, ndërsa i vendosi zjarrin banesës.

Gruaja ka shpëtuar, duke u strehuar në çatinë e shtëpisë. Autoritetet franceze janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit