All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Qëllohet për vd*kje kryebashkiaku austriak

All - Paragraf - 1

Qëllohet për vd*kje kryebashkiaku austriak

Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

All - Paragraf - 3

Një person i dytë gjithashtu u qëllua për vdekje pak kohë më vonë, tha zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme Ulrike Handelbauer për CNN.

Një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, tha ajo.

Policia tha se Roland Drexler, 56 vjeç, dyshohet se ka vrarë dy burrat dhe ka bërë një arratisje me një Volkswagen Caddy. “Burri besohet të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i armatosur”, tha policia.

Sipas Kronen Zeitung, një media lokale, i dyshuari ishte i njohur në zonë. "Ai ishte një person i vështirë," tha një banorë nga zona, i cili dëshironte të mos përmendet.

Të shtënat tronditën zyrtarët në selinë rajonale të Partisë Popullore (OVP) në Linz. "Është çmenduri," tha kreu i partisë shtetërore Florian Hiegelsperger.

“Jam thellësisht i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Unë e njihja Franz Hoferin shumë mirë personalisht”, tha ai, sipas Kronen Zeitung.

Të fundit